European Federation of Tourist Guide Associations
Top

Arti i Udhërrëfimit

Arti i Udhërrëfimit
Detajet dhe informata mbi të drejtat e autorit
Titulli

ARTI I UDHËRRËFIMIT

Autore

KATRINE PRINCE

© Të drejtat e autorit - Federata Evropiane e Shoqatave të Udhërrëfyesve Turistikë (FEG) që nga viti 2020

Ilustrimet

© Royston Robertson 2008-2020. Ilustrimet janë të drejtat e autorit - Federata Evropiane e Shoqatave të Udhërrëfyesve Turistikë
© FEG nga viti 2020
Të gjitha të drejtat e rezervuara www.roystonrobertson.co.uk

Dizajnimi nga

SOFIA VASTEA

Përkthyer në shqip

MUHAMER HASANI & ENES TOSKA

Lektorimi në shqip

XHAVIT NURA

ISBN 978-2-9575272-0-5

Botimi i Tretë 2020
69 faqe

10,99 €
BLEJE TANI

Arti i Udhërrëfimit është një manual praktik udhërrëfimi, një mjet i çmuar për trajnerët e guidave turistike, pjesëmarrësit e trajnimeve dhe guidat turistike aktive.

Autorja, Katrine Prince, duke përdorur gjuhë të lehtë, të kuptueshme e me një stil argëtues, me gjëra praktike që duhen dhe nuk duhen bërë përfshi ilustrimet shpjeguese, ka krijuar një libër referimi thelbësor për guidat turistike profesionale. Duke mbuluar të gjithë elementët kryesorë të udhërrëfimit praktik, siç janë turet në këmbë, udhërrëfimi në lokalitete të caktuara, përgjigjja e pyetjeve të vështira ose përballimi i nervozizmit, ky manual bazohet në përvojën e gjatë të Katrines si trajnere dhe vrojtimet e saja të thella mbi atë që duhet për të krijuar një guidë vërtet të shkëlqyer.

Sipas fjalëve të Katrines: "Farat e këtij manuali u mbjellën në Paqësorin Jugor, ku pata fatin të trajnoja guidat turistike për të interpretuar trashëgiminë e tyre shumë të veçantë me ndihmën e një eksperteje vendase. Ata më kërkuan t'u përpiloja në Manual Udhërrëfimi".

Dhe kjo u shëndrrua në Artin e Udhërrëfimit.

Libri elektronik "Arti i Udhërrëfimit" nuk zëvendëson kurset e trajnimeve dhe më vete ofron vetëm një përkujtim për elementët kryesorë të trajnimit të kërkuar për guidat turistike. Libri nuk i jep lexuesit ndonjë kualifikim.

Për listen e plotë të kurseve të trajnimit për guidat turistike të ofruara nga FEG, ju lutemi klikoni këtu.